E mrekullueshme: Kombëtarja e Kosovës do të jetë pjesë e lojës elektronike PES 2020

14:43 | 21 Gusht 2019

PES 2020 do të jetë edhe një herë shtëpia e licencës së UEFA-s.

FIFA 19 mori të drejtat ekskluzive ndaj UEFA-s vitin e kaluar, por Konami tani ka njoftuar se ndeshja e radhës në serinë PES do të jetë UEFA EURO 2020.

Pjesë e PES 2020 për herë të parë do të jetë edhe Kombëtarja e Kosovës, e cila po shënon suksese të jashtëzakonshme në futboll, ani pse i ka veç tre vjet nga pranimi në instancat më të larta të futbollit, raporton lajmi.net.

Në foton e publikuar në rrjetet sociale janë konfirmuar shtetet që do të jenë pjesë e PES 2020, mes tyre edhe emri i Kosovës.

Konami gjithashtu ka njoftuar se rreth muajit mars ose prill të vitit të ardhshëm do mund të blihet paketa që posedon UEFA EURO 2020. /Lajmi.net/