E moshuara e varfër trashëgon 600 mijë euro, ajo që bën i lë të gjithë pa fjalë (FOTO)
Jeton e vetme në një banesë prej balte në rajonin malor të Boljevac në Serbi. Marija Zlatic, është 86 vjeçe dhe ka trashëguar 600 mijë euro, një shumë me të cilën mund të jetojë më së miri për vitet që i kanë mbetur.

Lajme
Marija i mori këto para pas vdekjes së ish- bashkëshortit, të cilat janë pjesë e trashëgimisë, nga burri i cili u nda nga jeta para 5 vitesh.
Gruaja dhe bashkëshorti i saj u transferuan në Australi në vitin 1956, por vetëm pas dy vitesh Marija, u kthye në Serbi për t’u kujdesur për nënën e sëmurë dhe që nga ai moment nuk e takoi më të shoqin, duke e kaluar jetën në varfëri të plotë.
Para disa ditësh gruaja mori një lajm, trashëgiminë me shumën e madhe të parave.
Por Marijas ato para nuk i duhen.
Gruaja thotë për Daily Mail se, “Nuk kam nevojë për para, për mua mjafton që të kem bukë, ujë dhe dru për dimrin”.
Kështu ajo e dhuroi të gjithë shumën për komunitetin, duke deklaruar se 65 eurot që merr si pension mujor, janë më se të mjaftueshme për të.