E mbyllur në shtëpi, Tuna tregon aftësitë në kuzhinë

16:46 | 26 Mars 2020

Foto: Instagram

Tuna është aktivizuar tek pjesa e kuzhinës.

Në periudhën kur të gjithë po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi, artistët po tregojnë një anë tjetër të panjohur, shkruan lajmi.net.

Jemi mësuar t’i shohim vazhdimisht në skenë, por kohët e fundit ata i shohim më së shpeshti në kuzhinë.

Së fundi, ishte Tuna ajo e cila përmes rrjeteve sociale ka treguar ushqimin që e ka përgatitur sot.

Këngëtarja filmoi procesin teksa po përgatiste musakë, ndërsa receta të ndryshme kemi parë këto ditë edhe nga artistë të tjerë.

Si shumë fytyra publike, edhe Tuna ka bërë thirrje përmes rrjeteve sociale, që të qëndrojmë të mbyllur në shtëpi. /Lajmi.net/

t