“E mbyllim thjeshtë, si në shtëpi”, Luana Vjollca tërheq vëmendjen me dukjen në finalen e programit televiziv

Luana vjollca ka përfunduar programin televiziv në dukjen më të thjeshtë.

ShowBiz

30/01/2021 18:10

Luana Vjollca është njëra ndër moderatoret shqiptare më të njohura dhe njëkohësisht ndër më të dashurat të publikut shqiptar, shkruan lajmi.net.

Ajo së fundmi kishte bërë të ditur se programit televiziv po i vinte fundi tashmë.

Me postimet e fundit në rrjete sociale ajo bëri të ditur se “Shiko Kush Luan” do të transmetonte epizodën e fundit, ku tërhoqi vëmendje me paraqitjen e saj thuajse si asnjëherë më parë, sepse jemi mësuar ta shohim atë në fustane elegante e të shtrenjta.

Ajo kësaj radhe erdhi e veshur me xhinsa dhe bluzë të zezë ndërsa për flokët kishte vendosur t`i lagonte nga fytyra duke i bërë në gërshetë të gjatë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Luana përmes videos së postuar në rrjete sociale pranoi shumë komente pozitive për paraqitjen dhe format trupore.

“E mbyllim thjeshtë, si në shtëpi”, tha moderatorja duke iu referuar emisionit të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Luana përmes postimeve të shpeshta nga jeta e përditshme apo ajo profesionale ka grumbulluar 2 milionë ndjekës në Instagram./Lajmi.net/