E la të dashurën jashtë për të, Keisi i jep publikisht fund njohjes me Kristin

Keisi ka sqaruar sonte raportin e saj me Kristin. Ajo ka treguar se i ka dhënë fund kësaj njohje, shkruan lajmi.net. Keisi tha se kishte shumë arsye që mori këtë vendim. Ajo tha se ka vendosur që ajo të vazhdojë lojën e saj dhe Kristi lojën e tij. Madje ajo habiti kur tha se në…

ShowBiz

21/03/2023 22:10

Keisi ka sqaruar sonte raportin e saj me Kristin.

Ajo ka treguar se i ka dhënë fund kësaj njohje, shkruan lajmi.net.

Keisi tha se kishte shumë arsye që mori këtë vendim.

Ajo tha se ka vendosur që ajo të vazhdojë lojën e saj dhe Kristi lojën e tij.

Madje ajo habiti kur tha se në fillim i pëlqenin sytë e tij ndërsa tani nuk po ndjenë atë.

“Kam vendosur që të i jap fund njohjes me të. Më mirë është ta vazhdoj lojën time dhe ai lojën e tij, kishte një kohë kur në fillim më pëlqenin sytë e tij ndërsa tani jo.”, tha ajo.

E pyetur nëse u zgjua dhe e tha këtë duke e menduar ndryshe, ajo e pohoi këtë.

“Po u zgjova një ditë dhe mendoja ndryshe, ka disa ditë që e kam menduar dhe mendoj që kjo është më e mira për të dy”, tha ajo ndër të tjera./Lajmi.net/