E la i dashuri për shkak të peshës, po ja si duket ajo tash

Një grua me mbipeshë ka humbur gjysmën e peshës së trupit të saj, për shkak se mbipesha kishte ndikuar që marrëdhënia e saj me partnerin të përfundonte.

Lifestyle

08/04/2016 03:30

Christine Carter, 28 vjeçe nga Dallasi, humbi 70kg për 16 muaj. Pasi arriti peshën e përsosur të trupit, ajo u mbush me vetëbesim dhe ia ktheu të dashurit të saj, i cili e la atë vetëm për shkak të peshës.

Për ta hequr peshën, ajo iu nënshtrua edhe një operacioni më 2014, punësoi një trajner personal fitnesi dhe ndryshoi plotësisht mënyrën e jetesës, transmeton Gazeta Express.

Në nëntor të vitit 2015, fitoi një pamje krejtësisht të re. Deri në dhjetor të vitit 2015, Christine ia arriti qëllimit të saj për të humbur peshën dhe për të fituar një trup të ri.

Pasi e ndau në Instagram historinë e saj të humbjes së peshës, ajo fitoi menjëherë 26,000 ndjekës – dhe thotë se nuk ka qenë kurrë më e lumtur.

Shikojeni se si ishte ajo dhe si duket tani:

3  2

1