“E kuptoj që ka policë që punojnë për interesa të ndryshëm”, avokati flet për huqjen e policisë në raportin për rastin e Lulzim Fejzullahut

Raporti i policisë i datës 15 janar për rastin e Lulzim Fejzullahut, për të cilin thuhej se u ther me thikë ndonëse e vërteta ishte se i njëjti u godit me veturë dhe u rrah me shkop hekuri për vdekje, ngjalli shumë reagime. Avokati Asdren Hoxha thotë se për të është e pakuptimtë një konstatim…

Lajme

23/01/2024 19:57

Raporti i policisë i datës 15 janar për rastin e Lulzim Fejzullahut, për të cilin thuhej se u ther me thikë ndonëse e vërteta ishte se i njëjti u godit me veturë dhe u rrah me shkop hekuri për vdekje, ngjalli shumë reagime.

Avokati Asdren Hoxha thotë se për të është e pakuptimtë një konstatim i tillë në raportin e policisë, duke marrë parasysh faktin se nuk kishte plagë nga thika në trupin e të ndjerit.

“Është e pakuptimtë dhe me të vërtetë për mu është e paqasshme se si të konstatohen në raporte zyrtare të policëve gjëra që janë të paqena. Sepse aty nuk ka pasë mjet thikë, nuk ka pasë plagë nga thika. QKUK ka pa që kjo nuk qëndron dhe nuk ka mujtë me ardhë në atë përfundim”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

Ai tutje ka shtuar se e kupton që ka policë që punojnë për interesa të ndryshë,.

“Duhet të pyeten policët se pse e kanë ba një gjë të tillë. Unë e kuptoj që ka policë që punojnë për arsye të ndryshëm, interesa të ndryshëm, por të konstatosh në raportin zyrtar diçka që nuk qëndron, është absurd i llojit të vet. Sepse gjëra të tilla nuk fshihen”, ka shtuar ai.