E kryer, Shqipëria e Serbia organizojnë “Evropianin 2027”
Ajo që shpresohej se nuk do të ndodhte, u konfirmua të martën. Shqipëria dhe Serbia do ta organizojnë Kampionatin Evropian të vitit 2027 për futbollistët deri në 21 vjeç. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi serb “Danas”. Sipas këtij të fundit, tashmë gjithçka është e konfirmuar, me dy vendet që do ta organizojnë këtë…
Sport
Ajo që shpresohej se nuk do të ndodhte, u konfirmua të martën.
Shqipëria dhe Serbia do ta organizojnë Kampionatin Evropian të vitit 2027 për futbollistët deri në 21 vjeç.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi serb “Danas”.
Sipas këtij të fundit, tashmë gjithçka është e konfirmuar, me dy vendet që do ta organizojnë këtë eveniment në vitin 2027.
Në Shqipëri ndeshjet do të luhen në Tiranë, Shkodër, Durrës e Elbasan.
Evropiani U-21 do të hapet në stadiumin “Karadjordje” të Novi Sadit, ndërsa do të luhet edhe në Leskovc, Zajeçar dhe Loznicë.
Shqipëria, si organizatore, do ta fitojë të drejtën e kualifikimit direkt në këtë eveniment, i cili është kritikuar me të madhe nga shqiptarët anembanë botës shkaku i së kaluarës mes dy popujve.