E kryer: Arrihet marrëveshja, Ramos do transferohet te PSG-ja

PSG ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Sergio Ramos.

Sport

01/07/2021 17:53

Spanjolli që u largua nga “Santiago Bernabeu”, do t’i bashkohet klubit francez duke nënshkruar kontratë dyvjeçare, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Ndërkohë, ditët në vijim, Ramos do përfundojë testet mjekësore, pastaj do bëhet zyrtare transferimi.

Klubet angleze kishin ofruar më shumë para për qendërmbrojtësin, por thuhet se ai ishte i interesuar vetëm për kalimin në “Parkun e Princave”./Lajmi.net/