E kritikonte ashpër dikur: Deputeti Berisha i PDK-së shihet në shoqërinë e Martin Berishajt

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, po qëndron në Kroaci me një ftesë nga Universiteti i Zagrebit. Atje ai ka takuar shumë të përfolurin për korrupsion dhe tregtarin e energjisë elektrike me Serbinë, Martin Berishaj, shkruan lajmi.net. Por se si erdhi te ky takim, është pak situatë konfuze, pasi që Berisha ishte kritik…

Lajme

21/06/2024 21:54

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, po qëndron në Kroaci me një ftesë nga Universiteti i Zagrebit.

Atje ai ka takuar shumë të përfolurin për korrupsion dhe tregtarin e energjisë elektrike me Serbinë, Martin Berishaj, shkruan lajmi.net.

Por se si erdhi te ky takim, është pak situatë konfuze, pasi që Berisha ishte kritik i ashpër ndaj Berishajt kur kishte shpërthyer skandali me energjinë elektrike të tregtuar nga ky i fundit.

Njoftimi nga deputeti i PDK’së:

Gjatë qëndrimit në Zagreb, i ftuar nga Fakulteti i Studimeve Kroate i Universitetit të Zagrebit, në simpoziumin shkencor ndërkombëtar me titull: “Rëndësia e kujtesës evropiane për të ardhmen evropiane – Krimet komuniste,” takova edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb, SHT Prof. Dr. Martin Berishaj, i cili më organizoi një pritje përtej protokollit diplomatik, bashkë me stafin e Ambasadës, Atasheun Shpend Zogajt, etj.

Një pritje vëllazërore dhe bashkëbisedim nga aty ku ka mbetur, për të mirën e kombit, shtetit dhe historisë. Natyrisht, për punën e mirë në shërbim të vendit dhe avancimin e statusit të shqiptarëve në këtë shtet aleat. Pesha intelektuale dhe akademike e diplomatit e ngrit edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit. E në këtë korelacion, autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë të vlerësimit. Ju faleminderit Ambasador për pritjen e dhuratën – librin!./Lajmi.net