E kritikoi Mourinho, kjo është përgjigja e Lampard

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos pas kritikave për zgjedhjen e ekipit të tij në humbjen 4-0 ndaj Manchester United.

Sport

12/08/2019 09:38

Ndeshja e parë konkurruese e Lampard në krye të klubit londinez përfundoi në një humbje katastrofale në Old Trafford, ku Marcus Rashford shënoi dy herë, ndërsa të Anthony Martial dhe Daniel James gjithashtu realizuan nga një.

Duke punuar për Sky Sports, ish-trajneri i Chelseat, Mourinho kritikoi zgjedhjet e Lampard, duke thënë se lojtarë më me përvojë si N’Golo Kante, Marcos Alonso dhe Olivier Giroud duhej të kishin startuar, ndërsa vinte në pikëpyetje performancat e Mason Mount, Tammy Abraham dhe Andreas Christensen, përcjell lajmi.net.

“Atij (Mourinhos) nuk i pëlqeu performanca e Mason Mount? A është kjo ajo që tha ai? A e bëri ai këtë deklaratë? Wow”, tha ai në një konference për shtyp.

“Epo, unë nuk mund t’i tërheq lojtarët nga dhoma e infiermerisë për të luajtur nëse janë me përvojë ose jo, kështu që këta janë lojtarët që kanë luajtur në një lojë që ne kemi qenë qartë skuadra më e mirë për 45-60 minuta”.

“Ishte e dukshme që ne bëmë gabime individuale që çuan në katër gola nga pesë goditjet e tyre. Kështu që ekziston realiteti i ashpër për ne”, potencoi anglezi. /Lajmi.net/