E konfirmon Ten Hag: Ronaldo refuzoi të hyjë si zëvendësues ndaj Tottenham
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka komentuar në lidhje Cristiano Ronaldon. Tema aktuale në botën e futbollit ka të bëjë me yllin portugez, Cristiano Ronaldos. 37 vjeçari nuk po kalon aspak mirë në ‘Old Trafford’, sidomos ditëve të fundit. Në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Tottenham Hotspur portugezi nuk ishte në formacionin…
Sport
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka komentuar në lidhje Cristiano Ronaldon.
Tema aktuale në botën e futbollit ka të bëjë me yllin portugez, Cristiano Ronaldos.
37 vjeçari nuk po kalon aspak mirë në ‘Old Trafford’, sidomos ditëve të fundit.
Në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Tottenham Hotspur portugezi nuk ishte në formacionin startues, andaj lojtari nuk ishte i kënaqur me vendimin e trajnerit.
Më pas lojtari u largua nga banka rezervë drejt zhveshtores më herët se që duhej.
E, kjo shkaktoi shumë polemika, duke thënë se Ronaldo nuk ka pranuar të hyjë në lojë si zëvendësues.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri, Erik ten Hag.
“Po, Cristiano Ronaldo refuzoi të hynte kundër Tottenhamit.
Duhet të ketë pasoja. Është e rëndësishme për qëndrimin dhe mentalitetin e grupit”, tha Ten Hag.
Kujtojmë që pas sjelljes së portugezit, klubi e kanë lënë jashtë për derbin ndaj Chelsea.
Kurse, lidhur me këtë ka reaguar edhe vetë lojtari, duke kërkuar falje për gjithë situatën e krijuar./Lajmi.net/