E konfirmon Policia: Arrestohet personi që shqeu Kur’anin në Prizren
Kamerat e sigurisë kanë kapur një person në Prizren teksa ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, rast për të cilin policia ka bërë të ditur se është duke u hetuar. Ndërkaq, para pak çastesh zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi i tha shkurt Lajmit se personi i dyshuar…

Lajme
Kamerat e sigurisë kanë kapur një person në Prizren teksa ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, rast për të cilin policia ka bërë të ditur se është duke u hetuar.
Ndërkaq, para pak çastesh zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi i tha shkurt Lajmit se personi i dyshuar është arrestuar.
“Personi i dyshuar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, tha ai për Lajmi.net.
Grisja e Kuranit vazhdimisht ka nxitur reagime të forta tek myslimanët, të cilët e konsiderojnë një veprim fyes dhe provokues ndaj besimit të tyre.