E konfirmon Mancini: Kovacic po largohet

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka konfirmuar largimin e Maeto Kovacicit nga skuadra Nerazzure.

Merkato

16/08/2015 23:26

Mancini ka dhënë një lajm shumë të keq për të gjithë tifozët e skuadrës së Interit.

Ai ka konfirmuar largimin e kroatit, Mateo Kovacic nga San Siro.

“Janë disa rregulla që duhet t’i ndjekim. Mendoj se askush nga ne nuk e ka dashur këtë. Ne do të kemi një skuadër që do të luftoj edhe pa Kovacicin. Të gjithëve na vjen keq për këtë”, tha Mancini pas ndeshjes me AEK’un.

 

“Që të dy, Shaqiri dhe Kovacic janë larguar për shkak të rregullave të Fair-playt financiar. Shpresoj që tash do t’i kemi lojtarët tjerë gat”, tha në fund Mancini.