E konfirmon Laurentiis – Mertens do të largohet nga Napoli

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar se nuk do t’i bëjë më oferta për kontratë Dries Mertens. Zbulimi u bë gjatë një interviste për ‘Radio Kiss Kiss Napoli’, me De Laurentiis që mbylli derën për çdo bisedë tjetër me Mertens, transmeton lajmi.net. Lojtari ka qenë pjesë e Napolit që kur u largua nga…

Sport

23/07/2022 18:52

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar se nuk do t’i bëjë më oferta për kontratë Dries Mertens.

Zbulimi u bë gjatë një interviste për ‘Radio Kiss Kiss Napoli’, me De Laurentiis që mbylli derën për çdo bisedë tjetër me Mertens, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka qenë pjesë e Napolit që kur u largua nga PSV Eindhoven në vitin 2013 dhe kontrata e tij mbaroi më 30 qershor, por ai kishte qenë ende në negociata me klubin për të arritur një marrëveshje të re.

Por, duket se drejtuesit e klubit dhe ata të lojtarit nuk kanë arritur të akordohen, kështu 35 vjeçari do të largohet.

Lazio tani duket destinacioni më i mundshëm, ku Mertens mund të ribashkohet me ish-trajnerin e Napolit, Maurizio Sarri./Lajmi.net/