E konfirmon Gjykata Themelore: Seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve më 14 korrik
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar më 14 korrik 2025, ora 09:00, seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, që tronditi opinionin publik në fund të vitit të kaluar. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë,…

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar më 14 korrik 2025, ora 09:00, seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, që tronditi opinionin publik në fund të vitit të kaluar.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Sipas aktakuzës, Naim Murseli dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla akuzohen si bashkëpjesëmarrës në kryerjen e kësaj vepre penale.
Ndërkohë, në bazë të raportit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, është konstatuar se Naim Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim apo sëmundje mendore dhe është i aftë të përballet me procesin gjyqësor./lajmi.net/