E konfirmon gazetari i Marca: Hazard do të zhvillojë 30 minuta ndaj Chelsea

Gazetari i Marca, Jose Felix Diaz, ka thënë se Eden Hazard do të luajë për 30 minuta në ndeshjen e sotme mes Real Madrid dhe Chelsea.

Sport

27/04/2021 17:37

Gjysëmfinalja e parë në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet sot, ku Chelsea udhëton për në Spanjë që të përballet me Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Në këtë ndeshje pritet të luajë edhe ish-sulmuesi i Chelsea, Eden Hazard, por vetëm 30 minuta.

Kështu ka konfirmuar gazetari Jose Felix Diaz, duke thënë: “Sot, Hazard do të luajë 30 minuta kur kthehet për herë të parë në shtëpi”.

Belgu zhvilloi vetëm 13 minuta në rikthimin nga lëndimi ndaj Real Betis, në barazimin 0-0 në fundjavë./Lajmi.net/