E konfirmon eksperti i merkatos, Fabrizio Romano: Liverpooli ka kontaktuar Alaban
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se gjiganti evropian Liverpool ka kontaktuar mbrojtësin e Bayern Munichut, David Alaba.
Sport
Alaba ka refuzuar rinovimin me “Bavarezët” dhe në verë do largohet si agjent i lirë, transmeton lajmi.net.
Real Madridi është duke prirë garën sepse ëndrra e austriakut është të përfaqësojë “Mbretërit”.
Mirëpo, ndër pesë klubet e tjera përpos Realit që e kanë kontaktuar Alaban është edhe Liverpooli.
Sidoqoftë, Romano ka bërë të ditur se bisedimet e lojtarit me Realin janë duke vazhduar dhe ende s’është mbyllur asgjë./Lajmi.net/
Liverpool are among the five clubs that have contacted David Alaba agent to sign him next summer. ? #lfc
…but Real Madrid are leading the race, they’re pushing to sign Alaba and David dreams of playing for Real Madrid. And talks with Real are progressing, as said yesterday. https://t.co/LITUivZexn
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 5, 2021