E konfirmon drejtori: Prishtinës i vijnë oferta të pa rezistueshme për tre lojtarë

Drejtuesit e klubit të futbollit Prishtina po përballen me një ‘hall’ të madh. Në zyret e klubit bardhekaltër kanë ardhur tri oferta të larta për tre prej futbollistëve më të mirë të kësaj skuadre. Këtë për KosovaPress e ka zbuluar Drejtori Gjeneral i Prishtinës, Artan Osmani. Ai ka thënë se klubi nuk kishte planifikuar të…

Sport

15/12/2023 09:57

Drejtuesit e klubit të futbollit Prishtina po përballen me një ‘hall’ të madh. Në zyret e klubit bardhekaltër kanë ardhur tri oferta të larta për tre prej futbollistëve më të mirë të kësaj skuadre.

Këtë për KosovaPress e ka zbuluar Drejtori Gjeneral i Prishtinës, Artan Osmani.

Ai ka thënë se klubi nuk kishte planifikuar të ndërhynte në afatin kalimtar të janarit, por ofertat serioze nga jashtë vendit për tre lojtarë të Prishtinës do ta ndryshojnë këtë plan.

Duke mos dashur t’i zbulojë klubet e interesuara, Osmani ka thënë se shkaku i këtyre ofertave, Prishtina praktikisht do të mbetet së paku pa dy lojtarë thelbësor në janar.

Edhe pse drejtori i Prishtinës nuk ka dashur të përmend emra, KP mëson gjithashtu se është sulmuesi Jalen Blesa ai që do të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.