E konfirmon Bayern Munich, ylli i skuadrës del pozitiv me COVID-19

Sulmuesi i Bayern Munichut, Eric Maxim Choupo-Moting ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

24/11/2021 14:42

Rastet me COVID-19 kanë nisur sërish, ku para pak javëve u shërua edhe trajneri Julian Nagelsmann, shkruan lajmi.net.

Bayern Munich përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se kamerunasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Eric Maxim Choupo-Moting ka dal pozitiv me koronavirus. Lojtar ofensivë i Bayernit është në izolim dhe është në gjendje të mirë pavarësisht rrethanave”, shkroi klubi.

Kështu, sulmuesi do humbas se paku dy ndeshjet e radhës, por do rikthehet për takimin ndaj Barcelonës./Lajmi.net/