E konfirmon Ancelotti, tregu i transferimeve është i mbyllur për Realin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti flet për afatin kalimtar të dimrit. Afati kalimtar i janarit është drejt mbylljes, transmeton lajmi.net. Shumë ekipe kanë afruar lojtarët që kanë synuar, kurse për Realin ky afat nuk ishte aktiv. ‘Mbretërit’ nuk kanë shfaqur interesim për ndonjë lojtarë në këtë merkato dhe ashtu do jetë, pasi e konfirmoi…

Sport

30/01/2023 09:02

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti flet për afatin kalimtar të dimrit.

Afati kalimtar i janarit është drejt mbylljes, transmeton lajmi.net.

Shumë ekipe kanë afruar lojtarët që kanë synuar, kurse për Realin ky afat nuk ishte aktiv.

‘Mbretërit’ nuk kanë shfaqur interesim për ndonjë lojtarë në këtë merkato dhe ashtu do jetë, pasi e konfirmoi vetë trajneri.

“Tregu i transferimeve është i mbyllur për ne. Askush nuk largohet, askush nuk vjen. Asgjë nuk do të ndodhë në janar”, u shpreh italiani, Ancelotti.

Kujtojmë që Reali që nga vera kanë blerë tre lojtarë, Aurelien Tchouameni, Antonio Rudiger dhe Endrick./Lajmi.net/