​E kishte stërvitur te Roma, zbulohet çfarë bëri Mourinho për Boven

Jose Mourinho ka treguar anën e tij humane duke kërkuar informacion mbi gjendjen shëndetësore të futbollit të Fiorentinës, Eduardo Bove i cili përkeqësim të gjendjes shëndetësore gjatë ndeshjes kundër Interit duke rënë në tokë në minutën e 17-të. Sipas “Gazzetta”, Mourinho ishte i tronditur kur pa Boven të rrëzuar papritur në tokë të dielën, kështu…

Sport

03/12/2024 14:53

Jose Mourinho ka treguar anën e tij humane duke kërkuar informacion mbi gjendjen shëndetësore të futbollit të Fiorentinës, Eduardo Bove i cili përkeqësim të gjendjes shëndetësore gjatë ndeshjes kundër Interit duke rënë në tokë në minutën e 17-të.

Sipas “Gazzetta”, Mourinho ishte i tronditur kur pa Boven të rrëzuar papritur në tokë të dielën, kështu që ai donte të fliste drejtpërdrejt me familjen e lojtarit për të kuptuar se çfarë ndodhi dhe zhvillimet e fundit.

Mourinho u sigurua se Bove ishte ‘zgjuar, vigjilent dhe i këndellur’ të hënën, një ditë pas urgjencës mjekësore në “Stadio Franchi”.

Bove luajti 72 ndeshje te Roma nën drejtimin e Mourinhos, më shumë se me çdo trajner tjetër në karrierën e tij, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë dy asistime.

Bove u rrëzua në minutën e 17-të gjatë ndeshjes Fiorentina-Inter të dielën. Ai mori kujdesin mjekësor në më pak se 30 sekonda dhe u dërgua në spitalin lokal Careggi në vetëm 13 minuta.

Bove iu bashkua Fiorentinës nga Roma verën e kaluar në një marrëveshje fillestare huazimi me një detyrim për të blerë.