E kishte ëndërr të takonte, por Edita Tahiri e refuzoi Richard Geren

Edita Tahiri, shquhet si njëra nga politikanet më të zonja shqiptare.

ShowBiz

06/03/2019 21:38

Ish-ministrja e integrimeve, Edita Tahiri, ka treguar se si dikur e kishte refuzuar aktorin e njohur, Richard Gere, shkruan lajmi.net.

“Gjatë luftës, në kampet tona vjen lajmi se do të vinte aktori Richard Gere, në Shkup të gjitha e kishim idhull dhe unë kisha ëndërr ta takoja”, ka treguar Edita në Top Channel.

“Dhe ai më kërkon një takim mua. Kur hap televizorin e shoh në një takim me ambasadorin e Serbisë. Pra, ka ardh me pa popullin e shtypur apo agresorin”, shton më tutje Tahiri.

“Kur erdhën për të më thirrur, u thashë që nuk vij. E refuzova”, përfundon ajo.

Ndër të tjera, Edita ka rrëfyer edhe arsyen e vërtetë pse ka qëndruar beqare, e pamartuar. /Lajmi.net/