“E kisha votu Arianitin si votues i Albinit dhe përkrahës publik” – Daut Haradinaj ironizon me protestën e avokatit Koci
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ishte deputeti i radhës, të cilit avokati Arianit Koci u mundua t’ia ndal fjalën para mediave. Kjo protestë e Kocit po vjen si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës edhe pas 28 tentimesh. Deputeti Haradinaj, me ironi ndaj protestës së Kocit drejtuar ati i tha se “je avokat dhe…

Lajme
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ishte deputeti i radhës, të cilit avokati Arianit Koci u mundua t’ia ndal fjalën para mediave.
Kjo protestë e Kocit po vjen si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës edhe pas 28 tentimesh.
Deputeti Haradinaj, me ironi ndaj protestës së Kocit drejtuar ati i tha se “je avokat dhe i din ligjet” duke iu referuar të drejtës për t’u deklaruar.
Kur u pyet se kush do të ishte propozimi për kryekuvendar e që AAK do ta votonte, Haradinaj tha me humor se do ta votonte avokatin Koci.
“E kisha votu Arianitin si votues i Albinit dhe përkrahës publik, i kisha thënë që shumicën e ka dhe sa më shpejtë me i dhënë zgjidhje”, tha Haradinaj.
Ai ka thënë se po pret që VV të reflektoj pasi sipas tij kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë që i kanë votat për Qeveri dhe jo për Kuvend, e për të cilën thotë se nuk e kupton pozicionin e tij.
Ai ka thënë se janë të gatshëm me i dhënë zgjidhje edhe përmes Qeverisë së opozitës por nuk kanë ndonjë emër konkret. /Lajmi.net/