“E-Kioska” e Prishtinës, merr çmimin e parë në Tiranë për shërbimet publike
Komuna e Prishtinës e ka fituar çmimin e parë në kategorinë “Shërbimi Publik i Vitit” në edicionin e pestë të “ICT Awards” në Tiranë me projektin për digjitalizimin e shërbimeve publike “E-Kioska”.
