E kërkon PSG, ky është vendimi i fundit nga Donnarumma

Gigio Donnarumma ka vendosur të mos largohet nga Milan.

Sport

20/08/2019 11:06

Milan nuk dëshiron ta shesë portierin Gigio Donnarumma.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” shkruan se “Rossonerët” e kanë tërhequr nga shitja reprezentuesin e “Azzurrëve”, transmeton lajmi.net.

Madje, Milan dhe Donnarumma janë në bisedime për vazhdimin e kontratës, aktualisht e vlefshme deri më 30 qershor, 2021.

Donnarumma së fundmi kërkohej nga Paris Saint-Germain por e ardhmja e tij pritet të jetë në San Siro. /Lajmi.net/