E kërkon Barcelona, Perez e transferon në Real Madrid?

Florentino Perez është në mision të sjellë në Real Madrid një futbollist të kërkuar shumë nga Barcelona.

Sport

20/08/2019 10:26

Florentino Perez është duke bërë gati një “dhuratë” të re për tifozët e Real Madridit.

Presidenti i “Los Blancos” është në mision personal për të mposhtur Barcelonën në garë për transferimin e yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, raporton e përditshmja sportive katalane “Sport”, transmeton lajmi.net.

Neymar pritet të largohet nga Parc des Princes, në ditët e fundit të këtij afati kalimtar të verës.

Dhe, Perez është duke bërë përpjekje maksimale që ta rikthejë Neymarin në La Ligë duke i dhënë një fitore të madhe skuadrës së tij në “merkato” kundër Barcelonës. /Lajmi.net/