E kërcënonte në vazhdimësi familjaren e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Gjilan. Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti në vazhdimësi i ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese e shqetësuese viktimës femër. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Lajmi.net/