E kërcënoi viktimën që të tërhiqet nga deklarata, arrestohet fajdexhiu për rastin në Prizren
Policia e Kosovës nga Rajoni i Prizrenit ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kërcënuar viktimën e fajdesë. Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, ai është arrestuar në pikën kufitare të Merdarës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, teksa dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje”. Në njoftim thuhet se i arrestuari ka kërcënuar viktimën…
Lajme
Policia e Kosovës nga Rajoni i Prizrenit ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kërcënuar viktimën e fajdesë.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, ai është arrestuar në pikën kufitare të Merdarës, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, teksa dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje”.
Në njoftim thuhet se i arrestuari ka kërcënuar viktimën e fajdesë përmes mesazheve kërcënuese në Facebook, duke kërkuar nga i njëjti që të tërhiqet nga deklarata në rastin e fajdesë që po hetohet nga Prokuroria përkatëse, shkruan Lajmi.net.
I njëjti ka lidhje të afërta familjare me të dyshuarin dhe aktualisht gjendet nën masën e ndalimit për 48 orë, dhe se për të dyshuarin Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.
“Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligji”, përfundon njoftimi. /Lajmi.net/