E kërcënoi vazhdimisht një femër se do t’i publikojë fotografi, arrestohet gjilanasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull në Gjilan pasi që i njëjti e kishte ngacmuar në vazhdimësi një femër se do t’i publikojë fotografi.

Lajme

30/01/2021 11:02

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 29.01.2021-18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar viktimën femër kosovare duke kërcënuar se do t’i publikojë foto. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/