E keni bërë gabim tërë kohën: Ja si duhet t’i vendosni dritat në bredhin e vitit të ri

Festat e fundvitit është një kohë për kujdesje festive dhe festime me çokollatë, në një ambient të ngrohtë familjar.

Fun

16/12/2018 21:04

Më parë këtë javë, Google zbuloi një lloj tendence të panjohjes së mënyrës së vendosjes së dritave në bredhin e vitit të ri, transmeton lajmi.net

Për këtë, The Independent ka përgatitur një artikull, i cili tregon hapat që duhet ndjekur për t’i vendosur dritat në mënyrën e duhur, ashtu siç rekomandon edhe shkenca.

Dizajneri Zoe Bradley, i cili ka projektuar pemën e Krishtlindjeve të hotelit në Londër këtë vit, këshillon të “mendoni për atmosferën që doni të krijoni, të ftohtë apo të ngrohtë”.

“Dritat e bardha të ndritshme sjellin më shumë të ftohtë dhe janë më bashkëkohore, ndërsa ato më të ndezura janë më tradicionale, duke prodhuar një efekt të butë e të ngrohtë”, sugjeron tutje ai.

Këshillat e reja gjithashtu rekomandojnë që ta vendosni sa më afër murit bredhin e vitit të ri, si dhe të vendosni dritat në formë rrethore. /Lajmi.net/