“E kemi dhënë propozimin tonë” – Kurti deklarohet nëse do t’ia japin kryeparlamentarin Fatmir Limajt

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është pyetur në Babaj të Bokës nga gazetarët për çështjen e ngërçit në Kuvend. “Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri”, tha ai. Ai u pyet nëse do ta propozojnë…

Lajme

03/06/2025 17:42

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot është pyetur në Babaj të Bokës nga gazetarët për çështjen e ngërçit në Kuvend.

“Kuvendi duhet të konstituohet. Kosova nuk ka kuvend, por Kosova ka qeveri, Kosova ka stabilitet dhe sidomos ju po e shihni sot si Kosova ka ushtri”, tha ai.

Ai u pyet nëse do ta propozojnë Fatmir Limajn për kryeparlamentar.

“Ne e kemi dhënë propozimin tonë”, tha Kurti.