“E kanë ftu në telefon…” – Hamza tregon prapaskenat se si u arritë marrëveshja për ta zgjedhur Justina Shiroka-Pula presidente
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar se si akademikes Justina Shiroka Pula iu propozua kandidatura për presidente të Republikës së Kosovës, të martën mbrëma. I pyetur nëse kishte biseduar personalisht me Shiroka Pulën, Hamza tha se ai nuk e ka telefonuar, por dikush tjetër. “E kanë ftu në fakt, në telefon. I kanë thënë:…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar se si akademikes Justina Shiroka Pula iu propozua kandidatura për presidente të Republikës së Kosovës, të martën mbrëma.
I pyetur nëse kishte biseduar personalisht me Shiroka Pulën, Hamza tha se ai nuk e ka telefonuar, por dikush tjetër.
“E kanë ftu në fakt, në telefon. I kanë thënë: zonja Shiroka-Pula, të cilën profesoreshë e kam pasë, i kanë thënë jemi në mundësi me të propozu dhe me qenë presidente. Pas atyre bisedave ka pranu dhe ne jemi pajtu”, tha Hamza.
Ai theksoi se emri i Shiroka-Pulës nuk ishte diskutuar zyrtarisht në PDK para këtij propozimi.
“Asnjëherë në PDK zyrtarisht nuk është diskutu emri i profesoreshës për me qenë presidente”, deklaroi Hamza.
Ndryshe, Shiroka Pula mori 81 vota për dhe u zgjodh kryetare e shtetit në minutat e parë të 7 tetorit.