Kryetari i VV-së dhe njëherit kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar programin e tij sot në Prishtinë.
Gjatë fjalimit të tij të gjatë para publikut të vet, Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti është ngatërruar me fletat e shumëta të shkruara me premtime.
Në një moment ai, filloi ta prezentoj premtimin e ri, me “… të nderuar qytetarë”, por pastaj nuk e gjente fletën dhe tha, “.. e kam pasë edhe një faqe tjetër, nuk e di ku më ka mbet… por është në kompjuter dhe në tubimet tona të ardhshme do ta gjejmë dhe prezentojmë” – tha ai. /Lajmi.net/