“E kam blerë vendin e punës për 3 mijë euro”

Lajme

10/05/2016 22:36

Një qytetar maqedonas ka akuzuar në linjë të drejtpërdrejtë partinë LSDM-VMRO për ofrim të vendeve të punës përkundrejt parave.

Në emisionin e mëngjesit “E dua Maqedoninë” në TV Sitel ai pohoi se e ka blerë vendin e punës për 3000 euro.

“Nuk mbështes asnjë parti politike dhe jam i pavarur. Unë e kam blerë vendin e punës për 3000 euro. Punoj në “Trafikun e Qytetit”. Si do të mi kthejë LSDM paratë kur të vijë në pushtet? A do të dalë ndonjë burrë që do të mi kthejë paratë e mia? Nga përfaqësues i OBRM-PDUKM e kam blerë vendin e punës”

Prezantuesja e emisionit e ndërpreu disa herë duke i thënë se ajo nuk e pyeti për blerjen e vendit të punës, megjithatë qytetari dukej i vendosur dhe i shqetësuar për kthimin e parave, shkruan Shekulli