E kaloi kufirin ilegalisht me veturën e tij, arrestohet serbi në Leposaviq

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Leposaviq. Sipas policisë, ai dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, me veturën e tij me targa të Beogradit. Policia ka konfirmuar se arrestimi i të dyshuarit u bë në fshatin Tersava, rreth orës 15:00. “I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”…

Lajme

14/01/2026 09:07

Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Leposaviq.

Sipas policisë, ai dyshohet të ketë kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë, me veturën e tij me targa të Beogradit.

Policia ka konfirmuar se arrestimi i të dyshuarit u bë në fshatin Tersava, rreth orës 15:00.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.

Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.