“E ka trashë zanin e tash po i jep zor – me i thanë he çka ki?, Valon Syla imiton Kurtin

Gazetari Valon Syla në emisionin Pressing në T7 ka komentuar zhvillimet e fundit në KPM. Syla thotë se situata është shumë me rëndë sesa që duket, pasi sipas tij, ai është duke e sulmuar lirinë. “Situata është shumë më e rëndë. Kurti është duke e sulmu esencën e lirisë. Ai e ka hekë maskën edhe…

Lajme

17/01/2025 22:58

Gazetari Valon Syla në emisionin Pressing në T7 ka komentuar zhvillimet e fundit në KPM.

Syla thotë se situata është shumë me rëndë sesa që duket, pasi sipas tij, ai është duke e sulmuar lirinë.

“Situata është shumë më e rëndë. Kurti është duke e sulmu esencën e lirisë. Ai e ka hekë maskën edhe e ka trashë zanin në fjalim. Përpara e ka pas zanin më ndrysh, recitoje cimcimane, bizbizane, e kujt është ushtria, e shokut Tito a mund të kalojmë.. Tash i jep zor. Me i thonë: Cka ki? Cka po të bojnë mediat, a kush po të ndalë a?”.

Tutje, Syla tha se Kurti e ka kuptuar që nuk ka njerëz të duhur rreth tij, prandaj del dhe i mbron ata.

“Kjo cka ka ndodhë sot në KPM është sulm në liri, Albin Kurti duke i mshu mediave është sulm ndaj lirisë. Ai e përdor sulmin ndaj mediave, për me i sulmu krejt liritë e mundshme, edhe me mshef budallakun e njerëzve të vet. Psh. Del Dimali ja nis fol diqka qysh nana duhet me shku në livadh, ose kur t’ja huq Gërvalla flamurave, pra për me ndal budallallëkun e vet, ai thotë t’i mshoj mediave, edhe vec une foli, që mos me lon këta budallt e mi me fol se na bonën hor”.