E jashtëzakonshme: Për herë të parë në historinë e Koresë së Veriut, grabitet banka
Në mes të ditës në Kore të Veriut është grabitur një bankë. Kjo ndoshta nuk do të ishte një lajm në vendet tjera por kjo është vjedhja e para e bankës në historinë e këtij vendi.

Bota
Hajdutët kanë hyrë në bankë dhe kanë detyruar zyrtarët t’i japin të gjitha paratë që në atë moment ishin në bankë rreth 70 milionë vona, qe është më pak se $ 9,000, shkruan clicks. ba, përcjellë Klan Kosova.
Policia beson se një nga punonjësit e bankës i ka ndihmuar hajdutëve, sepse hajdutët e dinin saktësisht kur rojet e përfundojnë punën dhe ku është sefi i parave.
Grabitja ka ndodhur më 4 prill në qytetin Čhončžinu në verilindje. Grabitës kanë plaçkitur degën lokale të Bankës Qendrore të Koresë së Veriut.