E jashtëzakonshme: 1 milion e 871 mijë kërkesa për biletat e ndeshjes Kosovë – Çeki

Kërkesa jashtëzakonisht të mëdha ka pasur për t’u pajisur me një biletë për ndeshjen Kosovë – Çeki.

Sport

19/08/2019 17:34

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ me kapacitet gati 13 mijë ulëse, po del të jetë shumë i vogël, për tifozët e futbollit në Kosovë.

Faqja ‘Tiks.app’, e cila merret me shitjet e biletave online të ndeshjeve të Kosovës, ka njoftuar se ka pasur një milionë e 871 mijë kërkesa nga tifozët, përcjell lajmi.net.

“1.871.000 klikime per 20 minuta. Wow faleminderit shume te gjitheve”, shkruhet në faqen e ‘Tiks.app’ në Facebook.

Ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë luhet më 7 shtator, ditë e shtune./Lajmi.net/