E izoluar në shtëpi, partnerja e Icardit nuk i ndal pozat joshëse në veshje sportive

Wanda Nara provokoi sërish me gjoksin.

ShowBiz

17/11/2020 17:05

Wanda Nara është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat nuk i kursen aspak fotografitë joshëse, shkruan lajmi.net.

Këto ditë, ajo po qëndron e izoluar në shtëpi, duke respektuar masat antiCOVID, por nuk i harron ndjekësit e shumtë të saj.

Bukuroshja ka publikuar disa fotografi në Instagram, në të cilat provokoi keq me veshje sportive, duke vënë në plan të parë gjoksin.

Në fotot e shkrepura në banjo, Wanda shfaqet me flokë të lidhura dhe me kostum të zi, teksa dukej shumë joshëse.

Fokusi edhe në këto foto ishte tek gjoksi, kurse komentet që mori ishin të panumërta. /Lajmi.net/