E hëna fillon me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja do të mbizotërojë mot i vranët dhe pa reshje. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të jenë të ulëta, me erëra mesatare deri të fuqishme, kryesisht nga verilindja dhe juglindja. Njoftimi i…
Lajme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja do të mbizotërojë mot i vranët dhe pa reshje.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të jenë të ulëta, me erëra mesatare deri të fuqishme, kryesisht nga verilindja dhe juglindja.
Njoftimi i plotë nga IHMK-ja:
-Të hënën, moti do të jetë i vranët, me riga shiu gjatë ditës, të cilat në orët e vona të mbrëmjes do të shndërrohen në borë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 1 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga verilindja dhe veriperëndimi.
-Të martën, moti do të mbetet i vranët, me reshje të herëpashershme bore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 1 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.
-Të mërkurën, moti do të jetë i vranët, me fjolla bore vende-vende. Në mëngjes paraqiten kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë 0 deri 1 gradë Celsius. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga verilindja.
-Të enjten, moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 0 deri 1 gradë Celsius. Era kryesisht do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1-4 m/s.
-Të premten, moti do të jetë kryesisht i vranët, me temperatura minimale ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius dhe maksimale nga 0 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja.