Zv/ministri i Qeverisë së Kosovës raportohet se i dehur goditi motoçiklistin në Gjakovë, lirohet në procedurë të rregullt

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, në mes të një veture dhe një motoçiklete. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur ngasësi i motoçikletë,  i cili edhe është dërguar për trajtim mjekësor. Derisa me vendim të…

Lajme

09/10/2024 10:22

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, në mes të një veture dhe një motoçiklete.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Si pasojë e këtij aksidenti i lënduar ka mbetur ngasësi i motoçikletë,  i cili edhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Derisa me vendim të prokurorit të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

“Me datë 08.10.2024 rreth ores 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Përveç dëmeve materiale, një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurori të shtetit rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt”, ka thënë Elezaj për Lajmi.net.

Por në media është raportuar se i përfshirë në këtë aksident ka qenë zv/ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku.

Siç mëson reporteri zëvendësministri Tafarshiku ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur mbrëmë e ka shkaktuar aksidentin.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Gjakovë.

Motoçiklisti i goditur nga vetura zyrtare me të cilën po udhëtonte zëvendësministri Tafarshiku, raportohet se është një 15 vjeçar nga Gjakova.

Ai ishte me veturë zyrtare kur duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës ka goditur motoçiklistin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas rastit, Tafarshiku është shoqëruar në polici ku i është bërë edhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar pozitiv, dhe se kishte konsumuar 2.30% promil./Lajmi.net/