E goditën me tulla një person në Prishtinë, gjykata merr vendim për sulmuesit
Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve J.M, P.G, P.H dhe M.M për shkak se në bashkëkryerje dyshohen se kanë kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor. Ekziston dyshimi i bazuar se dje, rreth orës 03:37, në rrugën “Dervish Çollaku” –…
Lajme
Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka caktuar masën nga një muaj paraburgim ndaj të pandehurve J.M, P.G, P.H dhe M.M për shkak se në bashkëkryerje dyshohen se kanë kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor.
Ekziston dyshimi i bazuar se dje, rreth orës 03:37, në rrugën “Dervish Çollaku” – Zona Industriale në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje brenda diskotekës me A.N, të pandehurit dalin para hyrjes së diskotekës dhe presin derisa i dëmtuari të del jashtë dhe e godasin me mjete të forta (tulla) duke i shkaktuar lëndime trupore.
Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, pasi nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, ndikimin në dëshmitarë, si dhe të njëjtit mund të përsërisin veprën penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.