“E gërrditshme me e pa Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës”-“VV s’ka arritur të çlirohet nga krimi”, statuset që shkruante dikur Donika Gërvalla për Selimin
Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, nuk e ka votuar sot Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit. Krejt kjo shihet në pamjet e Kuvendit të Kosovës, ku deputetja Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk voton kur hidhet në votim emri i Gërvallës. Por për arsyen pse nuk mori pjesë në votim sot, ajo ka thënë se…

Lajme
Deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, nuk e ka votuar sot Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit.
Krejt kjo shihet në pamjet e Kuvendit të Kosovës, ku deputetja Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk voton kur hidhet në votim emri i Gërvallës.
Por për arsyen pse nuk mori pjesë në votim sot, ajo ka thënë se nuk lidhet me motive partiake.
“Ajo ka të bëjë me një postim të datës 7 shkurt dhe 25 mars 2020, të cilin po e bashkëngjis në këtë shkrim. Këtë shpjegim po e bëjë për hir të transparencës dhe respektit ndaj opinionit, mediave dhe në veçanti, përkrahësve e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. I falënderoj për mirëkuptimin kolegët, aktivistët dhe votuesit e Lëvizjes”, ka shkruar Shqipe Mehmeti Selimi.
Teksa në ato postime Gërvalla i drejtohej Selimit: “Sa gërditshëm me pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskredituara të botës së krimit”, kishte shkruar Gërvalla. /Lajmi.net/