E fundit: Arrihet marrëveshja e plotë mes Ferran Torres dhe Barcelonës

Barcelona ka arritur marrëveshje të plotë me sulmuesin e krahut të Manchester Cityt, Ferran Torres.

Sport

30/11/2021 14:40

Spanjolli ka gjetur gjuhën e përbashkët me skuadrën katalunase për kontratë afatgjatë, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit të Sport1, Patrick Berger, Torres dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje, derisa futbollisti tashmë ka kërkuar largimin nga Manchester City.

Trajneri Pep Guardiola ka dhënë dritën e gjelbër që ta lejojë shitjen e Torres, derisa ka mbetur vetëm pajtimi mes dy skuadrave, që vazhdojnë negociatat, me Man Cityn që e vlerëson spanjollin në vlerën e 70 milionë eurove.

Këtë vlerë, Barcelona nuk mund ta paguajë shkaku i gjendjes financiare, por raportohet se ka ofruar disa futbollistë në shkëmbim./Lajmi.net/