E frikshme: Për kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, shantazhi është i lejueshëm – thotë se e përdor nëse detyrohet

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi duket të ketë shumë i nervozuar në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, e mbajtur kjo tash e një javë më parë. Siç shihet në videon e ngarkuar nga transmetuesi, Latifi u tregua goxha i ashpër, teksa debatonte me njërin prej asamblistëve. Madje, Latifi çuditi paksa. Ai shtoi se di…

Lajme

02/06/2023 21:08

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi duket të ketë shumë i nervozuar në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, e mbajtur kjo tash e një javë më parë.

Siç shihet në videon e ngarkuar nga transmetuesi, Latifi u tregua goxha i ashpër, teksa debatonte me njërin prej asamblistëve.

Madje, Latifi çuditi paksa. Ai shtoi se di edhe shantazh. Për të vazhduar më pas se punon me të gjitha mjetet e lejueshme.

Sikur nuk mjaftoi, i pari i kryeqendrës së Bujqësisë, pohoi se këto mjete, sipas tij “të lejueshme” i përdor kur e detyrojnë.

“Është mandat i yti. Çka p’i nguc njerëzit? Hyn në PDK, ke të drejtë, ose ky Afrimi le të hyn në LDK. Ka të drejtë. Eh! Çka p’i nguc njerëzit?! A t’ka mbet ty me ju mbajtë ligjerata njerëzve që ndërrojnë qëndrim a? Mos i fyej! Se për kësi sende, qoftëse don shantazh, di me bë edhe shantazh. A di, qysh dush, me tana mjetet e lejueshme, une di m’i përdor, po nuk i përdori. A e di kur i përdori? Vetëm kur më detyron, ti ose najkush tjetër”, tha fjalëpërfjalshëm ai.

Për më tepër, videoja e mëposhtme:

Më poshtë ndërkaq, gjeni pjesën e dytë të seancës.