E frikshme: Numër i madh i qenve tek shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë

Një numër i madh i qenve endacakë është parë tek shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Lajme

23/11/2021 14:17

Në një video të publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, shihen qentë endacakë duke soditur në oborrin e kësaj shkolle, shkruan lajmi.net.

“Sot ne mengjes te shkolla Ismail Qemali per shkak te ketij numri te qenevr endacak askush nuk guxonte te afrohej nga hymja para shkolles”, thuhet në postim.

“5 minuta para videos vec iu sulen nji vajze te vogel. Derisa u detyruen ta ndalin veturen njerezit e tjere e ti ndihmojne”, thuhet tutje. /Lajmi.net/