E filloi si trend Tayna, artistet shqiptare njëra pas tjetrës me maskën në kokë

Me siguri të gjithë e mbani mend paraqitjen e Taynës në fundin e vitit 2018, nëpër koncerte e intervista ku shfaqej me maskë në kokë.

ShowBiz

08/12/2021 18:00

Atë kohë kjo paraqitje e reperes u komentua si senzacion, pasi nuk e kishim parë dikë tjetër të paraqitej në atë formë, shkruan lajmi.net.

E duket se këtë trend po tenton ta rikthejë në koncerte Loredana, e cila është shfaqur e mbuluar me maskë në kokë gjatë një koncerti në Londër mbrëmë, njësoj sikur Tayna para tre vitesh.

Por kjo nuk është e tëra. Ky trend ka vazhduar edhe nga të tjera artiste.

Këngëtarja dhe modelja, Morena Taraku, së fundi ka postuar disa imazhe ku shihet të ket vendosur maskë në kokë.

Ajo këtë maskë ka përshtatur edhe me fustanin e saj.

Si duket ky trend nuk ka për tu ndalur dhe sapo ka hyrë në formë./Lajmi.net/