E fajësojnë për vdekjen e Mac Miller, Ariana Grande ua mbyll gojën me këtë veprim
Këngëtarja dje vendosi që t’i mbyll komentet në Instagram, pasi ishte fajësuar për vdekjen e Mac Miller nga overdoza.

ShowBiz
Komentuesit në rrjete sociale kanë bërë një seri akuzash në drejtim të Arianës, për vdekjen e ish të dashurit të saj, Mac, shkruan lajmi.net.
Ariana Grande është detyruar të mbyll komenteve pas gjithë atyre akuzave për vdekjen e ish të dashurit të saj.
Reperi amerikan i cili kishte luftuar me depresionin dhe substancat narkotike, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, të premtën në mëngjes, pas mbidozës, në moshën 26 vjeçare.
Meqë Ariana dhe Mac janë ndarë në maj, pas një lidhje gati dy vjeçare, e kjo bëri që të ishte shënjestër e komentuesve me akuzën se ajo qëndron prapa vdekjes së reperit.
Disa e fajësonin këngvtaren se Mac e kishte prekur thellë ndarja me të dhe fejesa e papritur me komedianin Pete Davidson.
Por, së fundi ajo ka publikuar në Instagram fotografinë e tij, në shenjë kujtimi, duke mos i lënë hapësirë askujt për koment. /Lajmi.net/
View this post on Instagram