E duan tre gjigantët anglez, Interi vendos përfundimisht për Barella

Interi nuk është i interesuar të shesë mesfushorin Nicolo Barella.

Sport

16/11/2020 13:00

23-vjeçari ishte i lidhur me largimin, ngase pëlqehet nga tre gjigantët anglez Arsenal, Liverpool dhe Manchester United, transmeton lajmi.net.

Por, sipas Calciomercato, Barella nuk është në shitje.

Në fakt, “Neurazurët” e kanë vendosur italianin në listë me Stefan de Vrij dhe Romelu Lukaku, si lojtarë që assesi s’do shiten.

Barella iu bashkua Interit në vitin 2019 nga Cagliari, ndërsa këtë edicion ka bërë 10 paraqitje duke dhuruar katër asistime./Lajmi.net/